20:01 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / OSH

Jericho rikthehet, publikon projektin “Në garë për Qeveri”

Rok-grupi i njohur kosovar, Jericho, është kthyer pas më shumë se tre vjetësh që nga lansimi i këngës së fundit.

“Në garë për Qeveri” titullohet projekti që u lansua të shtunën.

Vokalisti Petrit Çarkaxhiu është kujdesur për muzikën dhe tekstin.

“Në garë për Qeveri” vjen pas “Ëndërr e prerë” e publikuar në mars të 2019-s.