75 Mall Live Search
15:32 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Jerome Boateng mund të qëndroj në Bayern Munich

Jerome Boateng mund të qëndroj në Bayern Munich pasi ka treguar një performancë të mirë kundër Real Madridit.

Jerome Boateng është një prej  lojtarëve që do të luftoj për të qëndruar në këtë skuadër edhe sezonin e ardhshëm. Në fund të sezonit të kaluar, Uli Hoeness këshilloi Boatengun për të gjetur një klub të ri. Mbrojtësi gjerman këmbënguli se ai është ende mjaft i mirë për të luajtur për Bayernin, transmeton Indeksonline.

Pas largimit të Mats Hummels , raportet në Gjermani vazhduan të këmbëngulin se Boateng do të jetë mbrojtësi tjetër që do të largohet nga Bayerni. Duke folur në media të shtunën, Manuel Neuer e vlerësoi shokun e tij për performancën e tij mbresëlënëse në fitoren 3-1 ndaj Real Madridit në stadiumin NRG në Teksas.

Boateng ishte afër transferimit tek Paris Saint Germain verën e kaluar. Klubi francez pritet të kthehet me një ofertë më të mirë këtë verë, por ardhja e Abdou Diallo në Paris nga Borussia Dortmund mund të ndikojë që të humbas interesimi për Boateng./Indeksonline/.