75 Mall Live Search
08:47 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / G T

Jesse Lingard zyrtarizohet te ekipi korean, merr veç 20 mijë euro në javë

Futbollisti i njohur anglez, Jesse Lingard është bërë me skuadër të re dhe tashmë aventurën e ka filluar në Korenë e Jugut.

Lingard ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me FC Seoul, një nga skaudrat me histori në Kore të Jugut, shkruan Indeksonline

Sipas “MailSport”, mesfushori anglez do të përfitoj vetëm 20 mijë euro në javë dhe jo siç është mësuar në Premier League deri në 200 mijë euro.

31-vjeçari së fundmi ishte te Nottingham Forest, kurse më parë ka luajtur edhe për klubet, si: Manchester United, Ëest Ham dhe Derby./Indeksonline/