75 Mall Live Search
23:36 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / Gj. Sh

Jessica Alba e dashuruar, aktorja kapet mat me yllin e “Top Gun”

Jessica Alba është fotografuar në momente intime me aktorin e “Top Gun: Maverick”, Danny Ramirez, jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles.

Dyshja u panë duke u përqafuar dhe puthur, vetëm pak ditë pas një darke italiane që ngjalli dyshime për një lidhje të re.

Jessica, 44 vjeç, dhe Danny, 31, u shfaqën të veshur sportiv, ndërsa më vonë aktori mori një buqetë lulesh, e ajo doli nga një dyqan kristalesh.

Sipas burimeve për DailyMail, lidhja që nisi rastësisht po bëhet më serioze, edhe pse Jessica po e merr me qetësi, pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren në janar.

Ata janë parë për herë të parë në Cancun, por ende nuk dihet si u njohën. Miqtë thonë se Danny është i dashuruar, ndërsa Jessica “po shijon momentin”.