75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 22 Gusht 2025 / MSH

Jessica Alba shqetëson me dukjen, pas raportimeve të lidhjes së ish-it të saj me një vajzë të re

Jessica Alba dukej e trishtuar gjatë daljes së saj të parë publike, që kur ish-bashkëshorti i saj, Cash Warren, u pa duke i mbajtur dorën një vajze të re.

Kjo gjë ka shqetësuar fansat e yllit të Hollivudit, shkruan IndeksOnline.

Aktorja e filmit “Sin City” po i çonte tre fëmijët e saj në qendrën tregtare, për “shopping”.

Tani që është larguar nga obligimet e përditshme në “The Honest Company”, Alba është përqendruar në film dhe televizion.

Alba u nda nga bashkëshorti i saj, Cash Warren, 46 vjeç, në fund të dhjetorit 2024.

Që atëherë, ylli i “Honey” ka gjetur dashuri të re në krahët e aktorit 32-vjeçar, Danny Ramirez.

Ndërkaq, ish-i i saj ka nisur lidhjen me një modele 20 vjeç më të re se vetja.