17:48 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jessica Alba vazhdon të jetë nga femrat më të bukura

3 ndër aktoret më të njohura për veshjet e tyre në Hollywood, të hënen mbrëma, kanë marrë pjesë në “InStyle Awards” në Los Angeles, transmeton Indeksonline.

Jessica Alba, Olivia Munn dhe Kaley Cuoco shkëlqyen me paraqitjen e tyre.

Ajo që ra në sy ishte aktorja 38 vjeçare Jessica Alba e cila kishte zgjedhur një fustan të bukur i cili i shkonte shumë.

Aktorja dhe biznismenja dëshmoi edhe njëherë se mbetet një nga femrat më të bukura në botë.

Nëna e 3 fëmijëve kishte vendosur që të paraqitej mjaft e thjeshtë dhe e bukur në  këtë event. /IndeksOnline/