75 Mall Live Search
23:44 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Jessica Simpson bëhët nënë për herë të tretë

Aktorja e famshme, Jessica Simpson u bë nënë për herë të 3-të.

Lajmin e publikoi vetë ajo nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’, ku nuk e tregoi tërësisht pamjen e vajzës së saj.

“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë t’ju prezantojmë vajzën tonë perfekte, Birdie Mae Johnson”, ka shkruar ajo. Sipas burimeve të ‘E!News’, mikeshat e afërta të aktores, të cilat janë bërë mama së fundmi, janë shumë të lumtura për ardhjen në jetë të Birdie, pasi duan që fëmijët e tyre të rriten bashkë.

Jessica i ka mbajtur fansat e saj në dijeni të çdo detaji në lidhje me shtatzëninë, madje dhe me problemet që ajo ka hasur si çdo nënë tjetër.