09:52 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jessie J beson në mrekulli: Një ditë do të bëhem nënë

Jessie J ka premtuar se ajo do të jetë një nënë përmes një postimi në “Instagram” pasi zbuloi se ajo nuk ishte në gjendje të bënte një fëmijë në mënyrë të natyrshme.

Këngëtarja, 30 vjeçare, u tregoi fansave të saj se 4 vite më parë kishte zbuluar se kishte probleme me pjellorinë megjithatë nuk  kishte hequr dorë asnjëherë nga kjo.

Fituesja e çmimit “Tag” ka falënderuar gjithë adhuruesit e saj për mbështetjen e pakusht.

“Pas shpjegimit të kuptimit të këngës sime ‘Four Letter Word’ mbështetja që kam marrë ka qenë  e madhe. Faleminderit. Unë thash 4 vite më parë se nuk do të jem në gjendje të kem fëmijë. Më thanë se duhej të merrja ilaçe por unë refuzova të bëj këtë, përveç ilaçeve natyrale dhe dietave”, ka shkruar ajo.

Ylli i muzikës, e cila aktualisht është në një marrëdhënie me aktorin Channing Tatum, gjithashtu zbuloi se ajo nuk kishte humbur shpresën se një ditë do të kishte një fëmijë, duke shkruar: “Po bëj gjithçka që mundem për të bërë atë të ndodhë në mënyrë më të mirë që trupi im e lejon…. Unë do të jem një nënë… unë besojë në mrekulli”, ka shtuar ajo./Indeksonline/