75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / MSH

Jessie J performon për herë të parë, që nga operacioni në gji

Këngëtarja Jessie J ka thënë se është shumë “mirënjohëse” dhe ndihet përsëri si një “fëmijë i vogël”, teksa performoi në koncertin e saj të parë që nga operacioni për kancerin e gjirit.

Në hapje me Domino-n, këngëtarja 37-vjeçare u prezantua në skenën kryesore të Radio 2 të BBC-së, në Park në Chelmsford në Mbretërinë e Bashkuar,.

Kthimi i Jesse J në skenë vjen pasi ajo njoftoi në fillim të qershorit se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme, ndërsa operacioni i parë u zhvillua disa javë më vonë.

Në gusht, ajo zbuloi se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale para fundit të vitit dhe për këtë arsye iu desh të shtynte turneun e saj të ardhshëm.

“Kjo është shfaqja më e madhe akustike që kam bërë ndonjëherë në të gjithë karrierën time”, tha ajo.

“Disa prej jush mund ta dinë, disa prej jush mund të mos e dinë, por unë bëra një operacion për kancerin e gjirit 11 javë më parë sot dhe herën e fundit që e bëra, nuk kisha ide se çfarë do të ndodhte. Jam ende në procesin e rikuperimit.

Jam shumë mirënjohëse që jam këtu. Nuk keni idenë sa mirënjohëse jam që shoh kaq shumë prej jush duke kënduar së bashku. Pas gjithë këtyre viteve, ndihem vërtet sikur jam një fëmijë i vogël, që ende bën atë që dua.”

“Dhe një gjë tjetër e veçantë që po ndodh sot është se djali im po më sheh duke kënduar në skenë për herë të parë.

Gjatë performancës, djali i saj, Sky, iu bashkua këngëtares në skenë dhe përshëndeti pjesëmarrësit në festival.