75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 15 Janar 2026 / AR

Jessie J “shkund” rrjetin, befason fansat me fotot e 2016-s

Këngëtarja britanike Jessie J ka ngjallur reagime në rrjetet sociale me një postim spontan dhe plot humor, ku rikthen disa foto nga viti 2016.

Artistja tregoi se fillimisht kishte menduar se po merrte pjesë në një trend online, por telefoni i saj i nxori kujtime të vjetra që, sipas saj, nuk kishin aspak lidhje me trendin aktual, shkruan Indeksonline.

No photo description available.

Në postim, Jessie J shprehet me sinqeritet dhe vetëironi, duke thënë se telefoni i saj “i kujtoi” se dikur ishte më e egër dhe se ndoshta është koha të ndalojë së dhuruari paratë për palestrën.

May be a black-and-white image of dancing

Ajo shton se është gati të zbulojë se çfarë forme do të marrë trupi i saj më tej, duke e shoqëruar mesazhin me emoji dhe shaka për pamjen e saj fizike.

May be a black-and-white image

Me këtë postim, Jessie J përcjell një mesazh pozitiv për pranimin e trupit, ndryshimet me kalimin e kohës dhe rëndësinë e të qenit e sinqertë me veten.

Fansat e kanë pritur postimin me komente duke vlerësuar thjeshtësinë e saj./Indeksonline/