75 Mall Live Search
16:44 / E Diele, 18 Shtator 2022 / Gj. Sh

Jesus me fjalë të mëdha për Xhakën, ja çfarë tha pas ndeshjes

Arsenali sot mposhti me rezultat bindës 3-0 skuadrën e Brentfordit, në ndeshjen e xhiros së tetë në Premier Ligë.

Njërin nga golat e ka shënuar Gabriel Jesus, pas një asistimi fantastik nga Granit Xhaka, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi brazilian bëri një deklaratë pas ndeshjes ku tha fjalë të mëdha për futbollistin kosovar.

“Ai më asistoi për golin dhe jam shumë i lumtur që luaj me të, ai është një lojtar inteligjent dhe cilësor”, tha Jesus për Sky Sport./IndeksOnline/