75 Mall Live Search
13:07 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / Gj. Sh

Jesus: Në Etihad shkojmë për fitore ndaj Cityt

Skuadra e Araenalit ka bërë një gabim tjetër, që mund ti kushtoj me humbje të titullit të Premierligës.

“Topçinjët” mbrëm barazuan 3-3 në shtëpi ndaj Southamptonit, shkruan IndeksOnline.

Arsenali arriti të nxjerr një pikë në minutat e fundit të ndeshjes, pasi ishte duke humbur me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus tha se të gjithë bëjnë gabime por duhet të qëndrojnë të bashmuar pasi ata po bëjnë një sezon fantastik deri më tani.

“Shumë gjëra po ndodhin tani. Ne nuk duam të vijmë këtu dhe të flasim negativisht sepse jemi shumë pozitivë, ajo që po bëjmë këtë sezon është e mahnitshme. Premier League është e vështirë.

“Ne jemi skuadra më e re në kampionat, nuk kërkojmë justifikime. Ndonjëherë ne bëjmë mirë dhe ndonjëherë bëjmë gabim, të gjithë mund të bëjnë gabime, prandaj është kaq e rëndësishme të qëndrojmë së bashku.”, tha Gabriel për Sky Sports.

Jusus poashtu komentoi edhe ndeshjen e ardhshme ndaj Manchester Cityt e cila mund të vendos titullin.

Ai tha se nëse duan të shpallen kampion, duhet të shkojnë në Etihad për ta fituar ndeshjen.

“Tani është momenti i vështirë. Tani është koha për të qëndruar së bashku deri në fund. Kemi ende shumë gjëra për të bërë këtë sezon, nuk ka mbaruar, jemi ende pesë pikë larg. Manchester City ka dy ndeshje në dorë, por nëse duam të jemi kampionë, duhet të shkojmë atje për ta fituar ndeshjen – kjo është e gjitha. 

Gjithçka mund të ndodhë. Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me tre ndeshjet e fundit, kemi humbur pikë dhe e dimë se kjo është e vërtetë, askush nuk duhet të na thotë. Kemi rënë pak nga niveli dhe fokusi ynë, kjo është Premier League, është shumë e vështirë të fitosh këtë kompeticion.

Ne jemi ende atje, ne jemi ende duke luftuar dhe do të luftojmë deri në fund.”, deklaroi Jesus./IndeksOnline/