Jeta e Madonnës bëhet film, vajza do të luajë rolin e saj

Këngëtarja e aktorja legjendare, Madonna, është duke bërë një film bazuar në historinë e jetës së saj.
Filmi thuhet se është gati për t’u publikuar, transmeton Indeksonline.

Në rolin kryesor ( të Madonnes) do të jetë vajza e saj, Loundes Leon.
Sipas ‘The Mirror’, thuhet se ylli i ‘Uncut Germs’, Julia Fox do të luajë rolin e aktores Debi Mazar, shoqen e vjetër të Madonna-s.
Madonna ndau një foto me Fox në Instagram duke shkruar: Shkova në darkë me Julia për të folur për filmin tim.
Një burim i tha ‘The Mirror’ se filmi do të nis duke trajtuar jetën që nga vitet ’70, kur Madonna po përpiqej të arrinte kulmin e karrierës së saj.
“Do të jetë një përshkrim i fuqishëm dhe i vërtetë i jetës së Madonës – mendoni Bohemian Rhapsody , jo Mamma Mia! ” thanë ata./Indeksonline/