15:59 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Jeta e pacientëve në Qendrën Rehabilituese e të Sëmurëve Psikiatrik në Shtime

39 vjeçarja ka pesë vite që është banore e Qendrës integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Suzana tregon se pse ka ardhur në këtë gjendje, duke përshkruar fillimisht simptomat që ka si pasojë e sëmundjes.

Ajo përmend depresionin si njërën nga arsyet dhe po ashtu thekson se konsumimi i barërave po e ndihmon shumë.

Qendra integruese Rehabilituese e të Sëmurave Kronik Psikiatrik në Shtime ofron kujdes të shërbimit profesional të shëndetit mendor, ajo ndahet në katër reparte dhe ka gjithsej 48 dhoma.

Sipas drejtorit të kësaj qendre, Miftar Zenelaj aktualisht aty po trajtohen 63 pacientë, të cilët u takojnë komuniteteve të ndryshme.

Zenelaj ka theksuar se ky institucion është i tipit të hapur, pra qëllimi i tij është ti përgatit pacientët të rikthehen në familje dhe jetën e tyre të përditshme.

Qendra e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik tashmë po i plotëson të gjitha nevojat e pacientëve, pasi që aty janë bërë investime të dukshme.

Barnatorja e kësaj qendre është e furnizuar me shumicën nga barnat esenciale, ndonëse ka mungesa të cilat sipas stafit shpesh plotësohen edhe nga vet ata.

Kuzhina e kësaj qendre ofron një meny të gjerë dhe të llojllojshme për pacientët, por shërbime të mira nuk mungojnë as në lavaneteri e po ashtu edhe në pjesët e tjera të qendrës.

Dhoma e leximit është njëra nga më të preferuarat për njërin nga pacientët, ai tregon se leximi i pëlqen shumë e sidomos në gjuhën shqipe.

Përveç saj, pacientët mund të argëtohet duke pikturuar e po ashtu shikuar televizion në dhomën e përbashkët.

Por kjo qendër ka mungesë të stafit teknik dhe mjekësor, i cili pritet të plotësohet gjatë vitit të ardhshëm.

Tretmani farmakologjikë, mbështetja psikologjike e rezidentëve, vizitat familjareve të tyre, strehimi, rehabilitimi profesional, mbështetja sociale , qasja në aktivitet gjatë kohës së lire si dhe mirëmbajtja e higjienës personale të pacientëve  janë vetëm disa nga kushtet që duhen të plotësohen që këtyre personave të ju ofrohet kujdesi i merituar nga shoqëria./Indeksonline/