07:49 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Jeta e shëndoshë seksuale i bën femrat të duken më të reja se vitet që i kanë

Ekspertët po përpiqen të gjejnë burimin e rinisë duke rekomanduar një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Dhe këtu përfshihet gjithçka që bëjmë në jetë, ushqimi, stërvitja, kujdesi emocional dhe marrëdhëniet fizike.

Pra një jetë e lumtur dhe e shëndetshme përfshin edhe të pasurit e një jete seksuale të shëndetshme. Seksi ka përfitime të mëdha në shëndet dhe pamjen tonë duke në bërë të dukemi më të rinj dhe më rrezatues.

 Kryerja e marrëdhënieve seksuale parandalojmë puçrrat, ulin stresin dhe ankthin dhe të rrisim besimin tuaj duke ndikuar drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj. Gjithashtu ajo ka përfitime të mëdha mendore, fizike dhe emocionale.

 Prandaj për t’u dukur më të rinj dhe të bukur, mos investoni në një krem të ri, por kryeni sa më shumë marrëdhënie me partnerin.

Sipas një studimi çiftet që kishin seks tre herë në javë dukeshin 10 vjet më të rinj se mosha e tyre në krahasim me çiftet e tjera që kryenin më rrallë. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak se seksi lëshon një hormon serotonin, që na bën të ndihemi mirë.

Seksi mund të rrisë sistemin tonë imunitar dhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut, mund të balancojë nivelet e hormoneve, duke ndihmuar për ta mbajtur lëkurën tuaj të pastër nga puçrra fytyre. Ndërsa fizikisht seksi tonifikon trupin dhe rrit vetëbesimin tonë duke na bërë të ndihemi më joshës dhe më mirë me veten.

 Stresi është një kontribues i madh për plakjen e parakohshme dhe përmes seksit ju e largoni atë. Rezultati: Një pamje me e re.