Jeta është bërë e padurueshme pasi është dashur të zhvendosemi me nënën e të dashurës sime
E dashura ime dhe unë kemi filluar të jetojmë në të njëjtën shtëpi me nënën e saj për shkak të problemeve financiare. Më mungon hapësira dhe e urrej të jetojë këtu.
Kam lënë gruan time për të dashurën time dhe kam vajzën pesë vjeçare që e takojë çdo fundjavë. Ky takim ishte i rregullt kur ne kishim vendin tonë, por filluam ta kishim të vështirë për shkak të faturave.
Ne të dy punojmë me kohë të plotë, por asaj i pëlqen të bëj shumë pazar. Unë jam 33 vjeç dhe ajo është 26.
Ajo kishte një shqetësim për shkak të parave tona.
Kur kam takim me vajzën time unë shkojë te motra ime, pasi takimi me vajzën time është një problem për nënën e të dashurës sime.
Tani partnerja ime thotë se nuk do të marr një shtëpi tjetër për ne të dy derisa të divorcohem nga gruaja. Ndjehem se nuk kam kontroll mbi jetën time.
Përgjigja:
A është partnerja juaj e gatshëm për jetë familjare apo pazaret vijnë në prioritet të parë?
Apo nuk është e gatshme të angazhohet më shumë në lidhje me ju derisa jeni ju të martuar? Ju nuk e përmendni divorcin.
Ju të dy duhet të vendosni nëse jeni të gatshëm për të bërë përpjekjet e nevojshme për ta bërë këtë marrëdhënie funksionale apo ta lëni. Përderisa, për çështjen e vajzës suaj duhet ta zgjidhni këtë problem.