75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

“Jeta është e ëmbël”, Berlusconi braktis Italinë, zhvendoset në Francë

Pas disa ditësh të kaluara nën rrethimin e mjekëve nga frika e infektimit me koronavirusIN, Silvio Berlusconi ka ndërruar adresë.

Bosi italian është zhvendosur në Francë ku ka paralajmëruar të jetojë deri në zhdukjen e tërësishme të virusit të famshëm që ka përfshirë me të madhe Italinë.

Berlusconi është vendosur në vilën e tij në Chateaun – euf – de Grasse, Valbonne, rreth 35 km larg NiceS.

Bashkë me të është edhe deputetja Marta Fascina, e cila kohëT e fundit ka qenë tërë kohën nën shoqërimin e Berlusconit. /Indeksonline/