10:56 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Jeta ime seksuale është e mërzitshme dhe ndihem se po humbi kohë me burrin tim

Për disa arsye unë kam debatuar me burrin tim. Jam e palumtur dhe po ndihem sikur po humbi jetën time.

Ai është 42 vjeç dhe unë 43. Ai është një njeri i mirë dhe baba i mirë, mirëpo është tejet i mërzitshëm.

Jeta jonë seksuale kurrë nuk ka qenë e mirë- një herë në muaj dhe atë rreth dy minuta.

Ai bën shumë rreth shtëpisë, por kurrë nuk më bën të ndihem e veçantë.

Ai kurrë nuk vjen me ide, ai thjeshtë bën atë që unë sugjeroj.

Ai kurrë nuk del me shokët e tij. Jam krejtësisht e drenazhuar dhe ndjej se kam humbur një jetë shumë të mirë.

Fëmijët e mi tani janë adoleshentë, duhet të mendoj për ta.

Përgjigja:

Duhet të jeni të kujdesshëm ose mund të bëni jetën shumë më keq. Ai nuk ka bërë asgjë të gabuar. Në fakt, ai tingëllon më mirë se shumë.

Nuk është fundi i botës që ti të shkosh dhe të japësh ide dhe të bësh rregullimin e jetës.

Fëmijët e juaj ende kanë nevojë për ju dhe për një shtëpi të qetë dhe të qëndrueshme.

Tani që ata janë adoleshentë, ju keni më shumë kohë për të ringritur përsëri martesën tuaj./Indeksonline/