75 Mall Live Search
21:06 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

“Jeta ka vlerë, ruaje”, Lladrovci kërkon respektim të masave nga qytetarët e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, iu ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të respektojnë masat e reja, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët disiplinë, teksa iu ka rikujtuar se në rast të mosrespektimit, mund të futen në zonën e kuqe.

Shkrimi i tij:

“Qytetarë të nderuar të komunës së Drenasit,

Kërkoj nga Ju, disiplinë dhe respektim të plotë të masave të cilat i solli Qeveria për pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid 19.

Ne jemi në kufi të komunave që janë në zonën e kuqe por edhe të gjelbër. Nëse ne nuk do të kemi raste të reja të virusit, ngjyra jonë e verdhë, bëhet e gjelbër, por në rast mosdisipline, hyjmë në zonën e kuqe të rasteve.

Zonja e zotërinj,

Mos u bëni pakicë e cila nuk i respekton masat kundër Covidit. Mos lejoni që pakujdesia e pakicës, të përcaktoj jetën ditore të shumicës.

Nëse i respektojmë masat, kalojmë në zonën e gjelbër, duke e ulur rrezikun dhe numrin e të infektuarve. Zbatimin e masave e kemi secili në dorën tonë. Mos zbatimi i masave, sjell fatkeqësi për juve, familjen tuaj dhe shtetin tonë.

Kërkoj nga Ju, respektim të masave kundër virusit, pa përjashtim. Jeta ka vlerë, ruaje!”, ka shkruar Lladrovci në postimin e tij.