23:28 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

‘Jeta nuk është pjesë e një automjeti’, rrugët e Kosovës të përgjakura nga aksidentet

97 qirinjtë e ndezur në shkallët e Teatrit Kombëtar, përfaqësojnë 97 viktimat e trafikut gjatë vitit 2019.

Me moton “Jeta nuk është pjesë e një automjeti”, është shënuar dita ndërkombëtare e viktimave në trafik. Ku kolegji Tempulli ka organizuar marsh nga ky institucion deri te Teatri Kombëtar, ku edhe është bërë ndezja e qirinjtëve për këto viktima.

Edhe pse krahasuar me vitin e kaluar, në këtë vit ka pasur më pak viktima në trafik, prapë se prap gjendja është alarmante.

Por jo vetëm në Kosovë, kjo gjendje është në gjithë botën.

Sipas ‘Worldmeters.info’, gjatë këtij viti kanë ndodhur afro 1 milionë e 200 mijë aksidente trafiku me fatalitet.

Policia e Kosovës gjatë tërë kohës po bën apel tek vozitësit që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit./Indeksonline/