“Jeta për ty mor boss”, makinën superluksoze e parkon midis zebrave në Prishtinë
Shpesh në Prishtinë shohim makina të parkuara vend e pa vend.
Madje edhe më të shpeshta janë rastet kur hapësirat publike dëmtohen pikërisht nga këta shoferë të pandërgjegjshëm, derisa qytetarët duhet të rrezikojnë jetën e tyre, për shkak se trotuaret janë të bllokuara, shkruan Indeksonline.
Ka raste edhe më të zakonta, kur pikërisht ata që posedojnë makina super të shtrenjta nuk njohin rregull as ligj.
Edhe ngasësi i kësaj veture, ka parkuar “bishën” e tij midis zebrave./Indeksonline/
