75 Mall Live Search
17:25 / E Martë, 21 Tetor 2025 / F.R

Jeta Rafuna, gruaja më e votuar nga radhët e LDK-së në Prishtinë

Jeta Rafuna ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet për Asamblenë Komunale të Prishtinës, duke u bërë gruaja më e votuar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 637 vota.

Ky është mandati i dytë për Rafunën, e cila edhe këtë herë ka fituar besimin dhe mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të kryeqytetit.

“Ky rezultat është dëshmia më e fortë se besimi fitohet me punë, përkushtim dhe ndershmëri”, ka deklaruar Rafuna pas shpalljes së rezultateve, duke falënderuar të gjithë votuesit që ia besuan sërish zërin e tyre në Asamble.

Ajo premton se do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës zëri i familjeve, i grave, i të rinjve dhe i çdo qytetari që synon një Prishtinë më të drejtë, më moderne dhe më të zhvilluar./IndeksOnline/