75 Mall Live Search
22:19 / E Martë, 14 Qershor 2022 / OSH

Jeta Rafuna reagon për Sunny Hill: Po na pengoni – tani mundoheni të na lëni edhe faj

Asambleistja e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Prishtinë, Jeta Rafuna ka reaguar pas lajmit se Sunny Hill do të zhvendoset në Tiranë, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se qytetarët kanë të drejtë që janë të zhgënjyer e të revoltuar.

Rafuna akuzoi Qeverinë duke thënë se po i pengon që të punojnë për Prishtinën.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Prishtinës, me të drejtë jeni të zhgenjyer, të revoltuar dhe të nënqmuar.

Me të drejtë, po bëni kritika, komente dhe pyetje.

Ata që vazhdojnë të na pengojnë, tani mundohen të na lënë dhe me faj, duke   tentuar të shfajësohen.

Ne asambleistët e Kuvendit Komunal me shumicë votash kemi dhënë pronë për një festival i cili përveç nevojës dhe madhështisë që ka, është infuzion ekonomik që aq shumë sot ka nevojë Prishtina dhe Kosova.

Ju që qeverisni me Kosovën, sot dhatë mesazhin e qartë, nuk dëshironi suksesin e Prishtinën, nuk dëshironi suksesin e vajzave tona, tmerroheni nga arritjet e diasporës sonë.

Ne, do të vazhdojmë të punojmë për Prishtinën. Ju, vazhdoni të na pengoni. Për të dyja, e dijnë qytetarët e Prishtinës.

Patët mundësi dhe e ndalët  patët mundësi dhe e falët!