Jeta Rafuna: Sonte jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe

Jeta Rafuna, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zhvilluar një takim elektoral në Degën e II-të të partisë, në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë.
Në këtë institucion arsimor, ku ajo dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë nisur hapat e parë të dijes, Rafuna shprehu emocionet dhe kujtimet e saj të veçanta.
Ajo rikujtoi momentet e rëndësishme nga koha e shkollës, duke përmendur edhe arritjen e saj në sportin e karatesë me fitimin e shiritit të zi.
Rafuna theksoi entuziazmin e saj për mbështetjen e madhe që po merr nga qytetarët, duke vënë në dukje pjesëmarrjen e lartë në takimet e saj dhe dëshirën e tyre për ndryshim. Ajo shprehu bindjen se kjo mbështetje do të rezultojë në një fitore të madhe për LDK-në në zgjedhjet e ardhshme.
Statusi i saj i plotë:
Në degën e II, në “Gjergj Fishta”, shkollën në të cilen morëm hapat e parë të dijes unë dhe kryeministri në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku, sonte jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe.
Në këtë shkollë kam shume kujtime të bukura, e një nga to është edhe shiriti i zi në karate, e shumë kujtime të tjera të cilat sot më shumë se asnjëherë më parë më inspirojnë për të vazhduar e punuar fuqishëm e me kokën lartë për këtë pjesë të zemrës sime. ❤️
Sa shumë emocionuese ishte prezenca kaq e madhe e njerëzve të cilët po na mbështesin fortë për fitore e ndryshim.
Dega e Dytë Fantastike🔥