75 Mall Live Search
22:47 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Jeta Statovci jep detaje nga dëgjimi publik për Projektligjin e tregtisë me produkte të naftës

Deputetja Jeta Statovci ka dhënë detaje nga dëgjimi publik për Projektligjin e tregtisë me produkte të naftës.

Përmes një postimi në Facebook ajo tha se, ky projektligj prek mbi një industri shumë të fuqishme dhe ka për qëllim rregullimin e strukturës ligjore për përmbushjen e kërkesave të direktivave dhe standardeve të BE-së.

Njoftimi i plotë:

Si pjesë e grupit punues, mbajtëm dëgjim publik për një nga ligjet me të rëndësishme që për dekada nuk u adaptua, pra Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.

Ky projektligj prek mbi një industri shumë të fuqishme dhe ka për qëllim rregullimin e strukturës ligjore për përmbushjen e kërkesave të direktivave dhe standardeve të BE-së, furnizimin e sigurt dhe cilësor me produkte të naftës si dhe përcaktimin e kushteve për treg konkurrent të produkteve e të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme në Kosovë.

Projektligji fuqizon mbikëqyrjen, duke përthekuar çdo hallkë të zinxhirit të furnizimit.

Është i domosdoshëm për të rregulluar tregun e naftës, si nënsektor kyç i energjisë dhe segment i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit./Indeksonline/