14:37 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / V R

Jetë luksi, Agnesa Vuthajt i kushton 50 mijë euro vetëm një veshje

Ish-Missi  Agnesa Vuthaj mbetet në qendër të vëmendjes dhe kjo për faktin se ajo përkundër viteve mbetet një prej femrave më të bukura shqiptare.

Bukuroshja kosovare është mjaft e ndjekur në rrjete sociale ku edhe sjell poza të ndryshme, ndërsa përherë paraqitet me shumë stil në veshje.

Imazhet e ndryshme të Agnesës janë në fokus edhe për faktin se ajo preferon të vishet me marka luksoze ashtu siç ka ndodhur në një nga paraqitjet e saj të fundit.

Ajo në fotografinë e radhës të publikuar në Instagram ka pozuar e veshur me një pallto nga “Louis Vuitton” dhe një çantë “Hermes”.

Është faqja e njohur në Instagram “What They Wearin” që ka zbuluar shifrën e plotë të veshjes së Agnesës, e që do iu lënë pa fjalë.


Palltoja që ajo ka veshur e markës Louis Vuitton i kushtoi (3,600€), çanta Hermes Crocodile Mini Kelly 2 (36,500€), syzet Linda Farrow (1,105€) dhe ora Rolex modeli Lady DateJust 28 (10,300€)

Në total, sipas kësaj faqe veshja e saj kap shifrën e më shumë se 50 mijë eurove.

Kujtojmë që edhe më parë janë publikuar shifra marramendëse të veshjes së ish-Miss-it./Indeksonline/