75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / LB

Jetlir Zyberaj e quan “monstrum” Naim Murselin: Është fshehur mes nesh si i sjellshëm e humanist

Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që kishte qenë këshilltar i Pacollit.

Zyberaj shkroi në Facebook se “sot drejtësia nisi procesin ndaj një monstrumi, Naim Murselit”.

Ai shkroi se Murseli ishte fshehur mes kolegësh “duke u paraqitur i qetë dhe i sjellshëm, madje edhe humanist”.