Jetmir Agaj konfirmon sulmin nga Fero: Nuk mund të shkojë përtej shtëpisë

Producenti i njohur Jetmir Agaj ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të konfirmuar që është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga reperi Fero dhe truproja e tij.
Agaj ka thënë se është e vërtetë që është sulmuar në studion e tij dhe se u është drejtuar organeve ligjore të rendit për ndihmë.
“Është komplet e vërtetë ajo që po qarkullon në media që unë sot jam sulmuar nga personat tashmë të njohur për organet e drejtësisë dhe publikun e gjërë”, ka shkruar producenti.
I njëjti është shprehur se punën ia beson ligjit, ndërsa ka thënë se nuk mund të shkojë përtej shtëpisë.
“Unë përtej shtëpisë time nuk mund të shkojë!” ka thënë ai.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, duke thënë se rasti po vazhdon të hetohet.
“Rr. Nebih Gashi, Prishtinë 29.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarve i kishte drejtuar revolen viktimës tjetër e cila ishte jashtë studios. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.