75 Mall Live Search
15:45 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Jetmiri nga Suhareka që u vra sot, ishte baba i tre fëmijëve

I riu nga Suhareka, Jetmir Aliaj dyshohet se u vra nga një rreshter i Policisë së Kosovës ditën e dielë.

Viktima gjatë kohës që u qëllua, ishte në orarin e tij të punës.

Burime të Indeksonline, mësojnë se i ndjeri ishte i martuar dhe njëkohësisht ishte baba i tre fëmijëve.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë. /Indeksonline/