Jetoi gjatë në Belgjikë, reperi i njohur shihet rrugëve të Prishtinës

Reperi i njohur Mossi, i cili tash e disa vite ka jetuar e vepruar në Belgjikë, është parë rrugëve të kryqytetit.
Mossi, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme, sidomos në fushën e hip-hopit dhe rapit, duket se ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij pas një periudhe të gjatë jashtë shtetit.
Lëvizja e tij ka ngjallur kuriozitet tek fansat dhe ata që e kanë ndjekur gjithmonë. Të gjithë janë të etur të mësojnë më shumë mbi planet e Mossit dhe se çfarë mund të sjellë ai për publikun shqiptar në të ardhmen e afërt.