75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Jeton Mushkolaj rizgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Deçan

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Deçan, mbajti Kuvendin e IX-të zgjedhor, me ç’rast kryetar i degës u rizgjodh Jeton Mushkolaj.

Delegatët e këtij kuvendi zgjodhën edhe kryesinë e re, ku rreth 40 % prej tyre janë anëtarë të rinj në këtë nivel – kryesi, ndërkaq u zgjodhën edhe delegatët për Kuvendin Qendrorë të LDK-së, ku dega e Deçanit do të përfaqësohet me pesë sosh.

Për mbarëvajtjen e këtij kuvendi i deleguar nga Kryesia Qendrore e LDK-së ishte Kujtim Shala, ndërsa mysafir tjetër nga po ky organ ishte edhe kryetari i Komunës së Pejës, njëherit kryetar i degës së LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, i cili mbajti edhe një fjalim përshëndetës.

Procesi zgjedhor i Kuvendit të IX-të në këtë degë, u vlerësua si transparent dhe në frymë tepër konstruktive, ku nga të zgjedhurit u premtua punë dhe angazhim maksimal për të mirën e përgjithshme./Indeksonline/