75 Mall Live Search
18:22 / E Martë, 24 Qershor 2025 / MSH

Jeton Raka, kandidat, Kurti e shpall pretendentin për fronin e Kaçanikut!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasditen e sotme qëndroi për vizitë në qytetin e Kaçanikut, ku zyrtarizoi Jeton Rakën si kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale të tetorit.

Jeton Raka, aktualisht zëvendësministër në Qeverinë Kurti, pritet të jetë kandidati zyrtar i Vetëvendosjes për të udhëhequr komunën e Kaçanikut.

Ai në zgjedhjet e fundit lokale kishte fituar mbi 15 mijë vota, duke treguar një mbështetje të gjerë nga qytetarët e kësaj komune.

Vizita e Kurtit në Kaçanik u pa edhe si një sinjal i fuqishëm politik për mobilizimin e strukturave në terren, teksa gara për pushtetin lokal po afrohet./Indeksonline/