14:27 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Jetonte i vetëm qe 22 vite, ky është i mbijetuari i fundit nga fisi amazonas (Video)

Në qytetin brazilian Rondonia, është parë një njeri – i cili besohet se është në të 50-tat e tij – teksa po priste drunj dhe po siguronte ekzistencën e tij, 22 vjet pasi që fisi i tij ishte vrarë nga fermerët.

Ai njihet si “njeriu indigjen në vrimë”, dhe ishte filmuar nga zyrtarët e qeverisë.

Altair Algayer nga agjencia indigjene Funai ka thënë për The Guardian: “E kuptoj vendimin e tij. Është shenjë e tij e rezistencës, dhe një refuzim i vogël, urrejtje kur e di tregimin nëpër të cilin ka kaluar”.

Ai ishte zbuluar për herë të parë nga ekspertët më 1996, një vit pasi fermerët dhe grabitësit e tokave mendohet t’i kenë vrarë pesë anëtarët tjerë të fisit, mirëpo ai nuk dëshiron të ketë fare punë me shoqërinë bashkëkohore.

Në mes të pyllit, ai ka ngritur një kasolle druri, ka papajat e veta, si dhe ka një plantacion misri.

Ndërkaq, shfrytëzon harkun dhe shigjetën për të gjuajtur në derra, majmunë dhe zogj.

“Funai e ka për detyrë që ta dëshmojë se është shëndosh dhe mirë. Qenësore është që Funai ka arritur ta mbajë territorin e tij”, ka thënë për The Guardian, Fiona Watson nga Survival International.

“Fakti që është ende gjallë të jep shpresë. Ai është simboli ultim, nëse ju pëlqen”.

Besohet se janë 113 fise të pakontaktuara në pjesën braziliane të Amazonës, 27 prej tyre madje janë hasur.

Temat: