16:09 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Jevtiq: Formimi i komunave me shumicë serbe hap derën për dialog

Ministri për Kthim dhe komunitetet, Dalibor Jevtiq ka thënë se fillimi i formimit të komunave me shumicë serbe hap derën për vazhdimin e dialogut në Bruksel, transmeton Indeksonline.

“Fillimi i formimit të këtyre komunave hap derën për formimin e dialogut në Bruksel dhe ne presim që bashkësia të formohet siç kemi rënë dakord në Bruksel”, ka thënë ai duke shtuar se vazhdimi i dialogut mund të qojë në kushte më të mira për jetë në Kosovë.

Këto komente Jevtiq i ka bërë gjatë takimit me ambasadorin slloven./Indeksonline/