75 Mall Live Search
06:56 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Jevtiq kërkon sa më shpejt themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka deklaruar se BE-ja është partneri më i rëndësishëm i kësaj ministrie.

Gjatë takimit që pati një ditë më parë me shefen e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, u theksua se projekt i rëndësishëm është projekti i mbylljes së qendrave kolektive në Kosovë, i cili synon zgjidhjen e statusit të gjitha familjave që tani ndodhen në strehime ku nuk ofrohen kushte cilësore të jetës, transmeton lajmi.net.

Jevtiq ka thënë se për të zgjidhur problemet është e nevojshme të përfshihen institucione të tjera dhe se mbështetja e Zyrës së BE-së në Kosovë është shumë e rëndësishme për serbët.

Të dy zyrtarët janë pajtuar se është e domosdoshme të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe sa më shpejt të jetë e mundur , pasi sipas tyre kjo çështje nuk duhet të jetë subjekt i pengesave politike.

Jevtiq ka theksuar se kjo çështje duhet zgjidhur ashtu siç janë dakorduar në Bruksel.