16:24 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jevtiq: Në Kuvend flitet se aktakuza e parë e Speciales ngritet gjatë Krishtlindjeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk shkoj në Kuvendin e Kosovës pasi siç mori vesh ai arsyeja qëndron se paralajmërimet për aktakuzën e parë të Speciales, do të bëhet pikërisht në ditën e Krishtlindjeve.

“Kjo iniciativë nuk erdhi në kuvend të premten, pasi flitet në kuvend se arsye për këtë është aktakuza e parë e Speciales që do të bëhet në ditën e Krishtlindjes”, ka thënë Jevtiq, transmeton Indeksonline.

Për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të cilat nuk kishte kuorum pati një peticion të nënshkruar nga 15 mijë njerëz nën organizimin e veteranëve të UÇK-së, dorëzuar më pas në Parlament me kërkesën që  të bëhet shfuqizimi./Indeksonline/