19:29 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Jevtiq: Nuk heqim dorë nga kthimi i serbëve të zhvendosur në Kosovë

Sot është mbajtur Forumi rajonal për kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë, ku u diskutua edhe për serbët.

Siç raportojnë mediat atje, në këtë forum u tha se Serbia nuk heq dorë nga çështja e kthimit të serbëve në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Në këtë forum që u mbajt në Podgoricë mori pjesë edhe ministri për komunitete dhe kthim i Kosovës, Dalibor Jevtiq. /Indeksonline/