Jevtiq-serbëve: Kthehuni në Kosovë, ne do t’ju sigurojmë kushtet
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq u ka bërë thirrje të zhvendosurve nga Kosova në Smenderevë të kthehen në shtëpitë e tyre duke thënë se Ministria e tyre do u sigurojë kushtet e nevojshme, transmeton Indeksonline.
“Ne kryesisht synojmë kthimin e çdo familje serbe në Kosovë, ne do të këmbëngulim për këtë dhe të punojmë në të. Ky kthim duhet të jetë vullnetar, por është një nga mundësitë për integrimin në zonat ku ata jetojnë sot, në qoftë se ata dëshirojnë dhe se ne do të punojmë më qytetet dhe komunat në Serbi në mënyrë të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Jevtiq./Indekdsonline/