75 Mall Live Search
19:18 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Jevtiq takohet me krerët e OSBE-së dhe UNCHR-së në Kosovë, flet për kthimin e serbëve

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Kosovë, Dalibor Jevtiq ka zhvilluar sot një takim me krerët e misioneve të OSBE-së dhe UNCHR-së në Kosovë, Erol Ardukom dhe Jan Braathu.

Në këtë takim u diskutua procesi i kthimit të  komuniteteve në Kosovë.

Jevtiq ka theksuar se është e rëndësishëm që përpos ministrisë për Kthim edhe institucionet e tjera të ndihmojnë në procesin e kthimit të serbëve në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Ajo që ne duam është të kemi një komunikim të ndershëm dhe koordinim me institucionet që të ndihmojnë procesin e kthimit dhe që të rregullojnë këtë në mënyrë efikase”, tha ai./Indeksonline/