19:00 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jevtiq: Të respektohen të drejtat e njeriut edhe për komunitetet, përndryshe s’ka progres

Serbët dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kosovë duhet të sigurojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, ka thënë zv/kryeministri i Kosovës si dhe Ministër për Komitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, transmeton Indeksonline.

“Të gjithëve duhet t’i jepet mundësi për një jetë normale dhe të mirë, dhe kjo mund të arrihet vetëm me një rrugë, nëse ju jeni mbi të gjitha për të respektuar të drejtat e njeriut”, ka thënë Jevtiq.

Sipas tij sado progres ekonomik,  dhe kushte të mira për bashkëjetesë që të krijohet, nuk janë të mjaftueshme nëse nuk respektohen të drejat e njeriut, të të gjithë qytetarëve./Indeksonline/