JLo bëhet “hor”, i bien fundi në skenë

Jennifer Lopez e dëshmoi se është diva.
Në performancën e fundit, pati një defekt të vogël të cilën e menaxhoi me mençuri, transmeton Indeksonline.

56-vjeçarja, ishte duke e ndërruar gardërobën kur u thirr në skenë në mënyrë që turma të mund t’i këndonte “Gëzuar ditëlindjen”.

Këngëtarja, e cila po mban turneun e saj “Up All Night: Live in 2025”, kishte veshur një bluzë bikini me xixa dhe luante me fundin e saj kur doli në skenë.

Ndërsa ajo ecte nëpër skenë duke thënë “Faleminderit Varshavë”, veshja i ra në dysheme.

Lopez u shokua për një sekondë, por e mori veten shpejt dhe bëri një lloj xhiroje në skenë duke ekspozuar asetet bombastike./Indeksonline/
