JLo ekspozon bukurinë unike në shfaqjen e Jimmy Fallon-it

Jennifer Lopez u shfaq për mrekulli në emisionin e famshëm “ The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ajo promovoi filmin “Kiss of the Spider Woman”.
Në shfaqje, J.Lo veshi me një fustan të gjatë, me shkëlqim, me xixa dhe detaje interesante rreth dekoltesë, transmeton Indeksonline.
Ylli i “Unstoppable” e kompletoi pamjen e saj me bizhuteri, grim natyral dhe flokë të stiluara, duke rrezatuar elegancë.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, aktorja ndau një sërë fotosh prapa skenave dhe në ekran nga sheshi i xhirimit./Indeksonline/