75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / AR

JLo magjike për festa, paraqitja e saj ju lë pa fjalë

Jennifer Lopez ka postuar një video në Instagram në të cilën reklamon markën e saj të koktejve dhe për këtë rast është shfaqur në një edicion festiv që ka tërhequr vëmendjen.

Këngëtarja 55-vjeçare është shfaqur me një fustan të kuq me një dekolte që i linte pak imagjinatës dhe teksa po përgatiste një koktej, vëmendja e shumë njerëzve ishte te paraqitja, transmeton Indeksonline.

“Një gllënjkë magjie krishtlindjesh”, ka shkruar ajo krahas videos, e cila emocionoi fansat. “J. Lo është perfekte”, “Ajo gjithmonë prezanton mirë” dhe “Po bëj një koktej nesër”, kanë shkruar ata nën video.

Kujtojmë se Lopez së fundmi është fotografuar me asistentin dhe truprojën e saj të ri, pamja e të cilit ka gëzuar fansat dhe së fundmi është përhapur një situatë interesante nga një intervistë në të cilën një gazetare bën shaka për moshën e saj , e cila nuk ka shkuar mirë./Indeksonline/