75 Mall Live Search
08:01 / E Martë, 26 Maj 2026 / AR

JLo “ndez” rrjetin me bikini provokuese pranë pishinës

Jennifer Lopez ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur publikoi disa fotografi relaksuese pranë pishinës si dhe me familjar ku shfaqet në super formë e veshur me bikini të bardha dhe me një stil veror që mori menjëherë mijëra reagime nga fansat, shkruan Indeksonline.

“Po e kaloj ditën me njerëzit që dua. Gëzuar Memorial Day të gjithëve”, shkroi JLo krahas postimit të saj, duke shoqëruar mesazhin me zemra kuqe, të bardha dhe të kaltërta.

Postimi u pëlqye me shpejtësi nga dhjetëra mijëra ndjekës, të cilët nuk kursyen komentet pozitive për pamjen dhe energjinë e artistes amerikane./Indeksonline/