JLo po i jep vetes “pushim”, a do të krijojë lidhje pas divorcit?

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka vendosur të pushojë nga marrëdhëniet romantike pas divorcit nga Ben Afflecku dhe të fokusohet në karrierën e saj, raporton “Daily Mail”.
Puna e saj aktualisht është prioriteti i saj dhe pavarësisht spekulimeve se ajo “dëshiron të kënaqet”, thuhet se Lopez nuk ka plane të fillojë ndonjë lidhje të re.
“Ashtu si shumica e njerëzve, Jen do të dëshironte të gjente përsëri dashurinë, por tani ajo është e përkushtuar ndaj vetes. Nëse dashuria vjen, ajo do ta pranojë atë, por nuk dëshiron të hyjë në ndonjë lidhje të re tani. Ajo është e fokusuar në puna e saj dhe dëshiron që viti 2025 të jetë viti i rikthimit të saj, gjë që e bën atë të veçantë. Lopez zakonisht tenton të hyjë në marrëdhënie të reja shpejt pas një ndarjeje, por tani ajo po përpiqet ta ndryshojë atë dinamikë dhe të provojë një qasje tjetër”, tha një burim./Indeksonline/