75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 17 Qershor 2025 / AR

JLo poston foto të rralla me babain: “Faleminderit për gjithçka që bën për mua dhe fëmijët”

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka publikuar një seri fotosh të rralla me të atin, David Lopez, me rastin e Ditës së Babait, e cila festohet në Amerikë më 15 qershor.

Së bashku me një seri fotosh nga fëmijëria, Jennifer i dedikoi një mesazh emocional babait të saj, transmeton Indeksonline.

“Gëzuar Ditën e Babait, babi. Ndërsa vitet kalojnë me të gjitha përvojat që kam fituar, e kuptoj gjithnjë e më shumë se sa e jashtëzakonshme është forca jote e qetë dhe dashuria jote e palëkundur. Qëndrueshmëria, mirësia dhe konsiderata jote kanë qenë gjithmonë një shembull se si përpiqem ta jetoj jetën time. Faleminderit për gjithçka që bën për mua dhe fëmijët. Ti je, dhe gjithmonë ke qenë, heroi im”, shkroi J.Lo.

Këngëtarja rrallë flet publikisht për të atin, por kur e bën, ajo gjithmonë shpreh respekt dhe të thellë./Indeksonline/