JLo pozon me këmbë hapur, trondit fansat
Jennifer Lopez është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi postoi një foto që shkaktoi reagime nga ndjekësit e saj.
Këngëtarja dhe aktorja, e cila është 56 vjeç, ndau një foto nga Kani në rrjetet sociale, dhe poza që mori ka lënë shumë njerëz të mërzitur, transmeton Indeksonline.

Në foto, Lopez pozon me një fustan shumë të ngushtë, por nuk është veshja ajo që ka marrë më shumë komente, por poza e saj. Ylli ulet me këmbët hapur, gjë që shumë përdorues të rrjeteve sociale e panë si “të tepërt dhe të papërshtatshme”.
Menjëherë pasi u postua fotoja, komentet filluan të vërshonin me fansat që shprehën pakënaqësinë e tyre. Shumë e përshkruan pozën si “vulgare”, dhe disa madje i dërguan mesazhe të drejtpërdrejta. “Mbyll këmbët!” ishte një koment që spikati./Indeksonline/

