JLo-së nuk ia la shenjë ndarja, shihet shumë e lumtur

JLo u pa me fëmijët e saj, duke kryer pazar ditën e djeshme, vetëm disa orë pasi u pa për herë të parë që nga kërkesa për divorc nga Ben Afflecku.
55-vjeçarja u shfaq me humor të mirë teksa shijonte momentet bashkë me fëmijët, transmeton Indeksonline.

Ajo shfaqi edhe “talentin” në vallëzim teksa hipte në shkallë lëvizëse.

E veshur me një bluzë krem dhe një fund, bukuroshja shkëlqeu. Në duar kishte vendosur aksesorë, ndërsa sigurisht nuk ishte unaza e martesës, pasi ditë më parë u divorcua./Indeksonline/




