JLo shihet e lumtur pasi u panë duke u puthur me Ben Affleckun

JLo po shkëlqente gjatë një daljeje ditën e djeshme në LA.
55-vjeçarja u pa me një buzëqeshje në fytyrë kur mbërriu në shtëpinë e shoqes së saj, vetëm një ditë pasi u pa me Ben Affleckun, transmeton Indeksonline.
Dyshja që është në proces divorci dukej tepër e tensionuar jashtë hotelit, por disa burime të brendshme për “Daily Mail”-in pohuan se brenda ishte një histori tjetër.

Page Six raporton se ata janë parë të dashur mes vete me fëmijët e tyre.
Një burim pohoi se Ben dhe JLo u panë duke mbajtur duart dhe duke u puthur./Indeksonline/
