JLo uron fëmijët për ditëlindjen e 18-të: “Gjithmonë ishim vetëm ne të tretë”
Jennifer Lopez ka vendosur që t’i urojë binjakët e saj Max dhe Emme, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony.
Binjakët festojnë ditëlindjen e 18-të, me një postim emocionues, ndërsa kujtoi se sa shumë i ka ndryshuar jetën amësia, transmeton Indeksonline.
“Kur ju mbaja në krahët e mi si foshnja, sinqerisht ndjeva sikur po mbaja dy engjëj të dërguar nga qielli”, shkroi ajo në një video me kujtimet e tyre të fëmijërisë.
“Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë. Nuk mund ta besoj që jeni rritur – 18 vjeç”!
“Gjithmonë kemi qenë vetëm ne të tre,” vazhdoi ajo. “Jemi në këtë udhëtim së bashku. Gjithmonë kemi qenë në gjendje të mbështetemi te njëri-tjetri dhe kemi qenë një port i sigurt në çdo stuhi”.
Ajo përfundoi me një mesazh të veçantë për secilin prej tyre. “Lulu, mbaje mend gjithmonë se ti je dielli im… dhe Max, je i mrekullueshëm pikërisht ashtu siç je! Gëzuar ditëlindjen e 18-të, binjakët e mi të mrekullueshëm”!/Indeksonline/

